Veprimi i Luka Jovic është bërë një çështje shtetërore në Serbi. Sulmuesi theu urdhrin e Real Madrid, doli nga karantina dhe fluturoi drejt Serbisë për ditëlindjen e së dashurës disa ditë më parë. Ky veprim nuk u prit aspak mirë në Beograd, aq më tepër që në Spanjë është përhapur shumë koronavirusi.
Presidenti Vucic e kërcënoi se lojtari do të arrestohej nëse dilte nga shtëpia, teksa Jovic u justifikua me faktin që autoritetet nuk kanë udhëzimet e duhura. I fundit që ka folur për këtë temë është babai i sulmuesit në një prononcim për spanjollen AS.
LEXO EDHE: Kryqëzohet Jovic, Vucic: Milionat e tij s’kanë vlerë, do arrestohet direkt
“Duket sikur është një kriminel. Nëse duhet të shkojë në burg, le ta arrestojnë, por vetëm nëse është fajtor. Ai erdhi në Beograd dhe u fut në karantinë. Fotot ku dallohet duke ecur në qendër të qytetit janë të disa muajve më parë. Edhe Sofia, e cila është shtatzënë, është e izoluar në shtëpi”, deklaron babai i sulmuesit të Real Madrid. /abcnews.al