Reagon avokati i Llallës: Reforma në drejtësi mori suksesin e parë

schedule14:15 - 11 Qershor, 2018

schedule 14:15 - 11 Qershor, 2018

Menjëherë pas vendimit të Komisionit të Posaçëm të Apelimit, ka reaguar edhe avokati i Adriatik Llallës, Sokol Hazizaj. Ai theksoi se, reforma në drejtësi ka marrë suksesin e saj të parë.

“KPA shtoi atë ç’ka parashikon Kushtetuta që do të thotë se ndalimi për të hyrë në organet e drejtësisë deri në 15 vjet, gjë të cilën e kishte përmendur edhe KPK. Në këto kushte unë mendoj se ligji fitoi dhe mendoj se reforma në drejtësi ka marrë suksesin e parë”, tha Hazizaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!