Reagon ambasada ruse në Tiranë: Analfabetë! S’keni prova!

schedule20:02 - 30 Tetor, 2019

schedule 20:02 - 30 Tetor, 2019

Ambasada e Rusisë në Shqipëri ka reaguar pas nismës së shumicës qeverisëse për të depozituar në Kuvend një projekt rezolutë sa i përket ndërhyrjes së huaj në proceset elektorale në Shqipëri,

“Koment i Ambasadës në lidhje me konferencën «US Policy in the Western Balkans» dhe rritjen e histerikës antiruse. Jemi njohur me fjalimet e mbajtura nga folësit e konferencës «US Policy in the Western Balkans», si edhe me planet e parlamentarëve shqiptarë për miratimin e rezolutës për “ndërhyrje të huaj”. Sa herë që jemi akuzuar për ndërhyrje në punët e brendshme të Tiranës, ne kemi pritur me padurim të paktën edhe një provë për këtë. Por, miqtë tanë shqiptarë nuk kanë mundur të paraqesin as edhe një provë. Është fatkeqësi që autoritet shqiptare trillojnë histori mitike për të justifikuar “përleshjet” ekzistuese në politikën e brendshme, nga të cilat ne qëndrojmë larg.

Është për të ardhur keq që e gjitha kjo po ndodh dukshëm nën një marrëveshje të heshtur të Ambasadës së SHBA-ve (ah po, kjo nuk quhet ndërhyrje në punët e brendshme). Akoma më keq, pasi kemi dëgjuar argumentet e autorit të rezolutës, z. Ervin Bushati për një farë virusi, me anë të të cilit rusët mund të “infektojnë” gjithë kompjuterët në rajonin e Ballkanit, u bindëm për analfabetizmin kompjuterik të krijuesve të kësaj “vepre”. Me këmbëngulje u rekomandojmë të lexojnë librin “Siguria Ndërkombëtare e Informacionit” të sapo botuar në Rusi të një prej specialistëve më të mëdhenj të MPJ-së ruse në këtë fushë” shkruan ambasada ruse në Tiranë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!