Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri kanë reaguar pas debimit të disa diplomatëve rusë. Vendeve që iu përgjigjën kërkesës së qeverisë amerikane është edhe Shqipëria, e cila vendosi të shpallë të padëshiruar Vladislav Filipov, atasheh ushtarak dhe Alexey Nikolaevich Balashov, sekretar i ambasadës ruse.
Përmes një deklarate në rrjetet sociale Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë i bëjnë thirrje Rusisë të marrë përsipër përgjegjësinë për veprimet e saj dhe t’i tregojë botës se është e aftë të përmbushë angazhimet dhe përgjegjësitë e saj ndërkombëtare si anëtare e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, në mbështetje të paqes dhe sigurisë kombëtare. /abcnews.al