Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, ka zbuluar disa nga historitë e karrierës së tij të cilat janë në librin e tij “Unë, Giorgio”. Autobiografia e tij bëri bujë në Itali, për shkak të fjalëve të veteranit ndaj Felipe Melos dhe Mario Balotellit. Ai ka zbuluar dhe një histori me mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly.
”Kalidou është një lojtar dhe njeri i madh. Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me të dhe në sfidën e vitit të kaluar më ka ardhur shumë keq për të. Një lojtar i kalibrit të tij të bëjë një gabim si ai në minutën e 92-të, ma copëtojë zemrën kur e pashë reagimin e tij”, deklaron Chiellini, i cili kujton autogolin e senegalezit në duelin e 31 gushtit mes Juves e Napolit.
”Autobiografia? Kam marë shumë mesazhe, por më lumturuan shumë fjalët e Zanettit. U suprizova në fakt pasi nuk kisha folur më parë me të. Një tjetër mesazh që nuk e prisja ishte dhe nga Pepe Reina. I falenderoj të gjithë, duke filluar nga shokët e skuadrës”, mbyll italiani për “Tuttosport”. /abcnews.al