Reagimi i Mogherinit pas takimit me Thaçin dhe Vuçiç në Bruksel

schedule14:07 - 7 Shtator, 2018

schedule 14:07 - 7 Shtator, 2018

Pas takimit me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe atë serb Aleksandër Vuçiç në Bruksel, përfaqësuesja e lartë për politikat e jashtme në Bruksel Federika Mogerini konfirmoi se vështirësitë e dialogut vazhdojnë.

Përfaqësuesja e lartë për politika të jashtme në Bashkimin Europian, Federica Mogherini, ka dhënë më shumë detaje rreth takimeve të ndara që zhvilloi sot sot me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Sipas saj, vështirësitë e dialogut vazhdojnë dhe takimi tjetër i nivelit të lartë do të caktohet përpara takimit të ministrave dhe Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Mogerini theksoi se gjatë ditës u zhvilluan disa raunde bisedimesh me të dy presidentët, ku diskutua për të gjitha temat të cilat janë në tryezën e bisedimeve. Takimi tre palësh mes Mogerinit, Thaçit dhe Vuçiç nuk u realizua pasi presidenti serb u nis menjëherë për në Beograd pas takimit prej dy orësh me Mogerinin, duke refuzuar të takohet me presidentin e Kosovës Thaçi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!