Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Reagimi i FFK-së, Ademi: Për çfarë dorëheqje po flisni, UEFA po më përkrah

schedule18:13 - 15 Korrik, 2020

schedule 18:13 - 15 Korrik, 2020

Ditën e djeshme qarkulloi një media një lajm që zbulonte se UEFA ka kërkuar dorëheqjen e Agim Ademit, presidentit të FFK (Federata e Futbollit të Kosovës). Gjykata e Prishtinës e dënoi me 9 muaj burg për shantazh dhe fitime personale kreun e futbollit dardan, diçka e patolerueshme për qeverinë evropiane të futbollit.

FFK ka reaguar me anë të një postimi në faqen zyrtare, aty ku Ademi mohon lajmin e përhapur dhe sqaron se si qëndron e vërteta. “Federata e Futbollit e Kosovës reagon ndaj lajmit spekulues të portalit Gazeta Metro, për kinse kërkesën e UEFA-s për dorëheqje të presidentit Agim Ademi.

Me këtë rast, presidenti Ademi deklaron se: vazhdimisht kam qenë dhe jam në kontakt të drejtpërdrejt me organet e UEFA-s dhe çdo herë jam konsultuar për rastin tim gjyqësor dhe UEFA në çdo hap ka qenë e informuar mbi ecurinë e procesit.

Përkundër faktit se kam e ndjerë veten të pafajshëm, gjithmonë kam besuar në drejtësi dhe për këtë arsye e kam kërkuar të drejtën time legjitime deri në instancën e fundit gjyqësore, me ç’rast jam duke e pritur vendimin përfundimtar. Për këtë është e informuar edhe UEFA, e cila asnjëherë nuk ka kërkuar dorëheqjen time.

Organet e UEFA-s më kanë përkrahur në ushtrimin e funksionit tim dhe të kërkoj të drejtën time deri në fund të procesit. Këtë gjë ma kanë mundësuar edhe KE dhe të gjitha Lidhjet Rajonale të futbollit, me çka i falënderoj  për mbështetjen dhe për mundësinë e dhënë.

Prandaj, lajmet e tilla spekuluese kanë për qëllim destabilizimin e federatës dhe sjelljes në konfuzitet të klubeve, të njerëzve të futbollit dhe organeve të futbollit në fund të këtij edicioni futbollistik. Me respekt, Agim Ademi, president i FFK-së“, përfundon reagimi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!