Reagimi i duhur nga ekipi i Celinës, presidenti vendos rreth trajnerit provizor

schedule19:10 - 12 Nëntor, 2020

schedule 19:10 - 12 Nëntor, 2020

Dijon shkarkoi një javë më parë trajnerin Stephane Jobard për rezultate negative. Klubi francez pjesë e të cilëve është edhe Bersant Celina, vendosi trajner të përkohshëm David Linares.

Ish-mesfushori e nisi aventurën te Dijon me një barazim 1-1 jashtë fushe kundër Metz. Ndeshja pozitive e ekipit ka ngrohur presidentin Olivier Delcourt.

Ky i fundit ka vendosur të konfirmojë David Linares në krye të ekipit (firmosi deri në vitin 2023), që ndodhet në vend të fundit të Ligue 1 me 4 pikë të grumbulluara në 10 javë kampionat. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!