Raportimet bëjnë me dije se Luis Suarez po shqyrton seriozisht mundësinë për t’i dhënë fund karrierës së tij, për shkak të shqetësimeve që e mundojnë në gju.
Një situatë e konfirmuar nga presidenti i Gremios, Alberto Guerra, në diskutimet që pati me gazetarët, duke theksuar se sulmuesi uruguaian po arrin kufijtë e tij.
— Suarezismo (@Suarezismo9_) June 23, 2023
Suarez megjithatë e ka dhënë përgjigjen në bar, duke shënuar golin e tretë të skuadrës së tij në ndeshjen kundër Amerikës (3-1).
36-vjeçari ka festuar pasi ka shënuar, ndërsa ka dërguar mesazhin e tij për thashethemet se do të lërë futbollin. Konkretisht, ai bëri lëvizjen e dorës “keep talking”. /G.D abcnews.al/