18 deputetë janë të pranishëm deri më tani në mbledhjen e grupit Parlamentar të PD-së e thirrur nga Enkelejd Alibeaj, ndërsa priten të diskutohen çështje të brendshme të Partisë Demokratike, por edhe për emrin e ri të Presidentit.
Gazetari i Abc Juxhin Mustafaraj ka raportuar për emrat e deputetëve që marrin pjesë në mbledhje:
1 Emilja Koliqi
2 Flamur Hoxha
3 Kreshnik Çollaku
4 Kastriot Piroli
5 Saimir Korreshi
6Merita Bakiu
7 Eralda Bano
8 Seladin Jakupllari
9 Jorida Tabaku
10 Lefter Gështenja
11 Zheni Gjergji
12 Ferdinant Xhaferi
13 Arbi Galliu
14 Andia Ulliri
15 Gazment Bardhi
16 Dhurata Çupi
17 Enkelejd Alibeaj
18 Bledjon Nallbati
Nga ana tjetër ish kryeministri Sali Berisha ka shkuar në selinë blu ku do të zhvillojë mbledhje me “Komisionin e Rithemelimit”. Sipas Berishës, Alibeaj nuk ka asnjë tagër apo autoritet për të mbledhur grupin.
“Përveç autoritetet që i jep Edi Rama, Alibeaj nuk ka asnjë autoritet dhe tagër nga PD e Shqipërisë. Çdo veprim i tij është sintonizim i një farse të shpifur të zgjedhjes së Presidentit nga Edi Rama”, tha Berisha për gazetarët.
/abcnews.al