Raundi i parë pa kandidat për President, Alibeaj: Një fatkeqësi, kuptohet çfarë qëndron pas kësaj

schedule17:23 - 16 Maj, 2022

schedule 17:23 - 16 Maj, 2022

“Një fatkeqësi.” Kështu e ka cilësuar kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike raundin e parë për zgjedhjen e presidentit që zgjati vetëm pesë minuta pasi nuk u propozua asnjë kandidat.

Duke folur për mediat pas seancës plenare, Enkelejd Alibeaj tha se opozita e bëri punën e saj, por shtoi se ende pret përgjigje nga mazhoranca që të bëjë një reagim për deklaratën e dorëzuar tek të majtët dhe Grupet e tjera Parlamentare.

“Një fatkeqësi që raundi i parë për zgjedhjen e presidentit mbaron për 5 minuta. Kuptohet mire çfarë qëndron pas kësaj. Ne si opozitë e bëmë punë tonë. Arsyetimi është i thjeshtë, kjo mazhorancë se ka legjitimitetin për të zgjedhur presidentin. Qëndrimi ynë është i qartë. Kemi bërë një deklaratë të çuar zyrtarisht mazhorancës dhe grupeve të tjera parlamentare….Po presim përgjigje.”

Alibeaj theksoi edhe një herë që opozita nuk do të bëhet palë në atë që ai e cilësoi si “proces i dhomave të errëta.”

“Jemi të hapur për diskutime, për të shtuar… një proces transparent do të cojë në një produkt që do të jetë i gjithpranuar. Legjitimiteti i tij do të qëndroje të sa karakter të forte politik duhet të ketë për ta përballuar presionin.” /abcnews.al/