Angela Merkel ka konfirmuar raundin përfundimtar të negociatave për koalicionin e madh qeverisës, e vetëdijshme se bisedimet do të jenë të vështira. Sipas burimeve nga të treja palët sot, mund të jetë dita e fundit e negociatave mes unionit CDU – CSU dhe SPD, në përpjekje për krijimin e qeverisë. Merkel shtoi se palët janë të vetëdijshme për detyrimet e tyre por ende s’mund të thuhet sa mund të zgjasë raundi përfundimtar i bisedimeve. Merkel përfundoi duke thënë se ishte përgatitur mirë, por ka ende pika të rëndësishme për t’u sqaruar./abcnews.al
Raundi i fundit i negociatave për koalicionin qeverisës në Gjermani
schedule11:28 - 5 Shkurt, 2018
schedule 11:28 - 5 Shkurt, 2018