Raundi i dytë i bisedimeve Ukrainë-Rusi. Këshilltari i Zelenskit: Asgjë nuk do të ndryshojë

schedule17:03 - 2 Mars, 2022

schedule 17:03 - 2 Mars, 2022

Mbrëmjen e stome pritet të zhvillohet raundi i dytë i bisedimeve mes palës ukrainase dhe asaj ruse. Pas takimit të së hënës.

Pika e takimit mes dy delegacioneve do të jetë në kufirin mes Ukrainës dhe Bjellorusisë.

Megjithatë për këshilltarin e presidentit të Ukrainës, Oleksi Arstoviç edhe në këtë takim nuk pritet të ndryshojë asgjë.

“Unë mendoj se gjërat do të mbeten të njëjta. Asgjë nuk do të ndryshojë. Ne do t’i qëndrojmë qëndrimit tonë’, deklaroi Aestoviç.

Deri tani lufta ka sjellë humbje të mëdha në njerëz në të dy kampet si në atë ukrainas dhe në atë rus.

Pala Ukrainase pretendon se ka vrarë më shumë se 7 mijë ushtarë rusë në këtë luftë, ndërkohë që raportohet edhe për disa mijëra civilë të vrarë nga bombardimi me raketa i rusëve përgjatë ditëve të fundit. / Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!