Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Napolit, Massimiliano Allegri, trajneri i Juventusit, komentoi skualifikimin 4-vjeçar të vendosur ndaj Paul Pogba për dopiong.
“I shkrova një mesazh dje ose më mirë pardje, në mënyrë njerëzore. Më vjen shumë keq dhe nga pikëpamja futbollistike po humbasim një lojtar të jashtëzakonshëm. Kam pasur fatin të punoj me të, ta trajnoj, është e vështirë të gjesh lojtarë si ai.
Dënimi? Nuk mund të hyj në themel të dënimit, ka organe në krye. Në kuptim njerëzor, edhe mua më vjen keq, sepse Paul është një djalë shumë i mirë”, është shprehur Allegri./h.ll/abcnews.al