Rasti “Negreira”, Ancelotti: Nëse flas më dënojnë edhe mua

schedule08:15 - 24 Tetor, 2023

schedule 08:15 - 24 Tetor, 2023

Carlo Ancelotti ka përdorur konferencën e sotme për shtyp para ndeshjes ndaj Bragës në Ligën e Kampioneve, për të lëshuar thumbimet e radhës ndaj Barcelonës për çështjen “Negriera”. Trajneri i Realit ka thënë hapur se nuk mund të flasë atë që mendon, sepse rrezikon pezullimin.

“Nesër është një mundësi e madhe për t’iu afruar fazës me eliminim direkt. Braga luan mirë futboll, i pëlqen të mbajë topin dhe sulmojë e dominojë. Do të duhet të mbrojmë mirë, do të jetë thelbësore. Dhe më pas të shfrytëzojmë cilësitë individuale që kemi në dispozicion dhe që janë të shumta.
Dominim në Europë, por jo në Spanjë? Nuk di çfarë të them. Por ky kompeticion është shumë i rëndësishëm për klubin, pasi i pëlqen më shumë të gjithëve, mua, klubit, lojtarëve, tifozëve… është special. Kontrasti është i dukshëm por ne duhet të shohim përpara, jo mbrapa.

Gjyqtarët? Unë u besoj atyre, disa herë më shumë e disa herë më pak. Gjithkush mund të thotë atë që dëshiron, unë mendoj për punën time.

Por është një moment pak special në futbollin spanjoll, është e vërtetë. Dhe derisa të qartësohet, do të kemi vazhdimisht këtë tip problemesh. Shpesh na kanë dëmtuar… por… e dini që nuk kam lirinë e fjalës për të folur për gjyqtarët. Nëse them atë që mendoj pastaj më pezullojnë. Dhe unë dua të punoj, gëzojuni ndeshjeve se kjo është ajo që më bën të lumtur. Ndaj në këtë aspekt, nuk kam liri shprehje, nuk mund të përgjigjem për këtë lloj pyetjesh”, tha Ancelotti para gazetarëve./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!