Vrasja e Kostandinos Kacifas në Bularat ka qenë një nga temat e bisedës gjatë një takimi që drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu pati me një delegacion të policisë greke në vendin tonë.
Gjatë takimit përfaqësuesit e dy policive shkëmbyen informacione lidhur me operacionin e zhvilluar në Bularat nga RENEA, ku gjatë shkëmbimit të zjarrit dhe pasi nuk pranoi t’i dorëzohej policisë mbeti i vrarë minoritari grek Kostandinos Kaçifas.
Gjithashtu mësohet se në takim Ardi Veliu me delegacionin e policisë greke diskutoi edhe mbi forcimin e bashkëpunimit mes dy policive./abcnews.al