Rasti i humbur ndaj Argjentinës mbetet makth për të, Kolo Muani: E urrej atë moment

schedule12:51 - 22 Mars, 2023

schedule 12:51 - 22 Mars, 2023

Me atë gabim kokë më kokë përballë Emiliano Martinez në sekondat e fundit të finales së Kupës së Botës mes Francës dhe Argjentinës, Kolo Muani e ka ende në mendime atë moment.

I ftuar në rubrikën e “L’Equipe”, sulmuesi francez i Frankfurt është rikthyer për të folur për atë episod.

“Ai çast mund të më kishte ndryshuar jetën. Fatkeqësisht ajo që ndodhi tani është histori, është një nga pjesët e jetës. Kur pata mundësinë ta rishikoja atë moment, kuptova se kisha shumë alternativa të tjera në dispozicion për të shënuar, por gjithçka rrjedh shumë shpejt në fushë dhe sot dua vetëm të shikoj përpara. Ishim në prag të fitimit të yllit të tretë. Nuk do të gënjej, e urrej atë moment”, është shprehur sulmuesi francez i talentuar./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!