Rastet pozitive te Dresden, Bundesliga nuk i prish planet

schedule15:36 - 10 Maj, 2020

schedule 15:36 - 10 Maj, 2020

Nuk kanë ndërmend ta shtyjnë ditën e shumëpritur. Bundesliga e parë dhe e dytë gjermane do të luhen pa as më të voglin dyshim, edhe pse dy pjesëtarë të Dynamo Dresden rezultuan pozitivë me Koronavirus.

Shefi i Ligës Gjermane të Futbollit, Cristian Zajfert, nxitoi të shkonte në studion sportive të televizionit ZDF, dhe të vendoste pikat mbi “i”.

“Për kategorinë e dytë, kjo do të thotë se nga 81 ndeshje të planifikuara, nuk mund të luhen dy ndeshje të Dresdenit, do të shikojmë sesi do ta përballojmë. Nuk ndryshon synimi, ndryshojnë planet. Synimi është të mbyllim sezonin”.

Dresden nuk do të luajë në 17 maj në Hanover, dhe ndaj Gruther Furth në 23 ose 24 maj.  Dinamo mund të nisë sezonin në 28 maj në Bilefeld, ndërsa do të duhet të luajë sipas sistemit të “javës angleze”, pra me më pak kohë për t’u përgatitur se të tjerët.

Problemi kryesor është nëse do të ketë raste pozitive në skuadra të tjera, sepse atëherë kalendari do të bëhej lëmsh, dhe synimi për të mbyllur sezonin mund të rrezikohej të mos arrihej./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!