Rastet me malarie shkaktojnë alarm në SHBA

schedule07:49 - 28 Qershor, 2023

schedule 07:49 - 28 Qershor, 2023

Florida dhe Teksasi po shohin disa raste të malaries në vend – përhapja e parë e sëmundjes së transmetuar nga mushkonjat brenda SHBA-së në 20 vjet, paralajmëruan zyrtarët duke dhënë një alarm shëndetësor.

Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve ka thënë se po vazhdon ta monitorojë situatën për më shumë raste potenciale.

Rreziku për ta marrë malarien në SHBA mbetet shumë i ulët, ka shtuar, raportoi BBC.

Pesë pacientët, katër në Florida, një në Teksas, kanë pranuar trajtim.

Malaria shkaktohet nga kafshimi i një mushkonje të infektuar. Njerëzit nuk mund të infektohen nga njëri-tjetri. Por, insektet e marrin nga njerëzit e infektuar  dhe cikli vazhdon.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!