Spanja vijon të jetë në qendër të vëmendjes për numrin e lartë të rasteve të raportuara me koronavirus. Po ashtu Franca dhe Gjermania ndodhen përballë rrezikut të shtimit të rasteve të reja më koronavirus.
Në Francë janë regjistruar mbi 1.000 raste të reja me COVID-19 brenda ditës.
Franca ka qenë një nga vendet më të prekura në Evropë me më shumë së 217,000 dhe rreth 30,000 vdekje të shkaktuara nga koronavirusi.
Kryeministri francez Jean Castex tha se udhëtarët të cilët vijnë nga vendet më rrezik të lartë do të testohen, po ashtu Franca ka këshilluar qytetarët e saj që të shmangin udhëtimet në rajonin veri-lindor të Spanjës.
Ndërkohë edhe Gjermania raporton një rritje të rasteve të reja me COVID-19. 815 persona janë konfirmuar me koronavirus.
Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn bëri me dije se në këto kushte qeveria mund ta vendosë me detyrim bërjen e testeve për personat që sipas tij vijnë nga destinacione me rrezikshmëri të lartë, si SHBA, Brazili dhe Turqia.