Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar 81 raste me koronavirus. Prej tyre, tre raste u konfirmuan në Fier.
Abcnews.al mëson se këto raste janë sërish nga vatra e Kadastrës, nëpunës të këtij institucioni. Kështu, shkon në 11 numri i të infektuarve tek Kadastra e Fierit.
Më herët gjatë ditës Abcnews.al mësoi se 8 nëpunës u konfirmuan të infektuar në Kadastër.
Lexo edhe: Fier, si u infektuan me koronavirus 7 punonjësit e Kadastrës nga kolegu
Kadastra po punon vetëm me 10 punonjës nga 40 gjithsej. Kjo situatë pritet të vazhdojë për të paktën dy javë të tjera derisa të testohet edhe nëpunësi i fundit në zinxhirin e kontakteve të specialistit që solli koronavirusin brenda institucionit. /abcnews.al/