Rastet e diskutueshme të javës së tretë, Pregja bën moviolën

schedule00:17 - 24 Nëntor, 2020

schedule 00:17 - 24 Nëntor, 2020

Java e tretë e Superiores u zhvillua të shtunën dhe në emisionin “Pressing”ABC, si zakonisht këtë sezon, specialisti i gjykimit, Bujar Pregja, foli në lidhje me rastet e diskutueshme të hasura gjatë pesë përballjeve.

“Ka një pengesë të lojtarit të Vllaznisë. E mban me dorë dhe e pengon me këmbë. Sa i takon kartonit, kur hiqet mundësi shënimi në tentativë për të kapur topin, jepet i verdhë. Në këtë rast mund të jepej edhe i kuq”.

“Kemi një moment penalltie te Partizani-Laçi. Selmani ka prekur topin, që është devijuar. Nuk mendoj se kemi të bëjmë me një penallti”.

“Në Durrës, kemi një pretendim për penallti. Portieri i Kukësit dhe lojtarët e Teutës futen në duel për topin. Nuk kemi të bëjmë me 11-metërsh në favor të Teutës. Në fund të ndeshjes kemi edhe një gol të anuluar, një vendim i drejtë, pasi lojtari i Teutës ishte në pozicion jashtë loje”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!