Rastësi?! Fiks dy vite nga goditja e 2019-ës, flet sizmologu: Jemi të surprizuar, e jashtëzakonshme

schedule16:50 - 21 Shtator, 2021

schedule 16:50 - 21 Shtator, 2021

Qytetarët e Tiranës u frikësuan pasditen e sotme nga tërmeti që u regjistrua me epiqendër në jug të Klosit, por që u ndje në disa zona të vendit. Lëkundjet sizmike me magnitudë 3.7 të shkallës rihter u regjistruan në orën 16:04. Goditja ndodhi fiks në të njëjtën datë dhe orë si dy vite më parë, 21 shtator 2019, por që kishte epiqendër detin Adriatik me magnitudë 5.8.

Por si shpjegohet ky fakt? Sizmologu Edmond Dushi shprehet për Abcnews.al se kjo është një rastësi e jashtëzakonshme. Megjithatë ai qetëson qytetarët duke thënë që zonat janë të ndryshme.

Jemi të surprizuar, ka një rastësi të jashtëzakonshme, por nuk ka lidhje më kuptimin fizik apo shkencor, është thjeshtë një rastësi. Zonat janë krejt të ndryshme dhe në aspektin tektonik janë të ndryshme. Ajo është zona e Durrësit ka tjetër sjellje, kjo është zona tjetër.

Janë zona të brendshme që nuk kanë potencialin e zonave të jashtme. Natyrisht tërmeti i ’67 i Dibrës ka qenë i fuqishëm, por kjo zonë njihet që ka aktivitet të kësaj natyre.

Mos harrojmë para 4-5 vite ka pasur tërmete të kësaj natyre, deri mbi 4 në Bulqizë. Për momentin nuk shikojmë të ketë pas goditje. Ne e quajmë këtë tërmet të moderuar, nuk kanë impakt. Parashikimi është një gjë e paimagjinueshme për momentin në sizmologji.

Ne mund të themi që këto aktivitete janë në zona të caktuara të Shqipërisë, kanë qenë si para dhe pas 26 nëntorit në Shqipëri. Territori shqiptar është aktiv përsa i përket aktivitetit sizmik” shprehet sizmologu./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!