Raste të reja me fruth në Korçë

schedule12:15 - 1 Prill, 2019

schedule 12:15 - 1 Prill, 2019

Në Korçë janë shfaqur raste të reja të prekurve nga fruthi. Dy ditët e fundit janë konstatuar dhe pesë raste të tjera të grupmoshave të ndryshme, midis tyre dhe persona të lindur në vitet 80- 90.

Fruthi duket se po merr  përmasa shqetësues në Korçë.  Vetëm në fundjavë u shfaqen pesë raste të reja. Të izoluar në repartin infektiv të spitalit numri i të prekurve nga fruthi ka shkuar në 11.

Dy nga të sëmurët janë foshnjë dhe u dërguan në spitalin e Tiranës. Epidemiologja tregon për moshën dhe kategorinë që janë prekur nga fruthi.

Ndërkohë Drejtoria e Shëndetit Publik, ka marrë masa për të parandaluar përhapjen e sëmundjes. Janë vaksinuar të gjithë individët që kanë pasur kontakte me të prekurit.

Alarmi në Korçë u dha javën e kaluar, me të sëmurë që vinin nga fshati Bulgarec. Fillimisht u prek një foshnjë, më pas pjesëtarë të familjes së saj.  Njëra ishte nxënëse e shkollës se mesme Themistokli Germenji./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!