Rast me koronavirus te Dortmundi, lojtari i kombëtares humbet derbin

schedule18:35 - 23 Tetor, 2020

schedule 18:35 - 23 Tetor, 2020

Borussia Dortmund u mposht 3-1 në “Olympico” përballë Lazios në mesjavë. Trajneri i verdhezinjve, Lucien Favre ka marrë një tjetër lajm negativ pas disfatës ndaj ekipit të Strakoshës dhe Muriqit në Champions League.

Emre Can ka rezultuar pozitiv me koronavirus në testet e fundit. Mesfushori nuk ka simptoma dhe është futur në karantinë, duke humbur në këtë mënyrë derbin e ditës së nesërme kundër Schalke 04.

Testet e pjesëtarëve të tjerë kanë dalë negative. Shërim të shpejtë, Emre“, shkruan klubi gjerman në komunikatën zyrtare të postuar në Twitter. /abcnews.al