Borussia Dortmund u mposht 3-1 në “Olympico” përballë Lazios në mesjavë. Trajneri i verdhezinjve, Lucien Favre ka marrë një tjetër lajm negativ pas disfatës ndaj ekipit të Strakoshës dhe Muriqit në Champions League.
Emre Can ka rezultuar pozitiv me koronavirus në testet e fundit. Mesfushori nuk ka simptoma dhe është futur në karantinë, duke humbur në këtë mënyrë derbin e ditës së nesërme kundër Schalke 04.
Emre Can has tested positive for COVID-19. He is symptom-free and in domestic quarantine.
Further tests taken by players and staff came back negative on Friday.
Get well soon, Emre!? pic.twitter.com/9UjdIWI8nY
— Borussia Dortmund (@BlackYellow) October 23, 2020
“Testet e pjesëtarëve të tjerë kanë dalë negative. Shërim të shpejtë, Emre“, shkruan klubi gjerman në komunikatën zyrtare të postuar në Twitter. /abcnews.al