Drejtori ekzekutiv i Grupit Ballkanik për hartimin e politikave Naim Rashiti thotë se takimi në Shtëpinë e Bardhë do të jetë një sprovë e vërtetë për Kosovën e Serbinë.
Në “ABC e mëngjesit” ai u shpreh se në 27 qershori pritet të vendoset gurë-themeli, për të zgjidhur konfliktin e Kosovës me Serbinë.
“Në 27 qershor pritet të vendoset gurë-themeli për një marrëveshje. Mund të mos jetë gjithë marrëveshja finale, por mund ta bëjë dialogun të pakthyeshëm. Nëse dështon 27 qershori dështon procesi i Washingtonit. Palëve pritet t’i thuhet qartë se do të ketë sanksione në raport me procesin e dialogut. Pra, përcaktohet dinamika nëse do të ketë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, ose jo”, u shpreh ai.
Gjatë intervistës ai tha për gazetarin Enkel Demi ky takim është shtyrë shumë dhe se nëse qeveritë do të kishin pasur vullnet mund të ishte realizuar më herët.
“Nuk do të jetë diskutim, por vendosje e gurë-themelit për këtë marrëveshje. Kosova në Washington shkon si palë e barabartë për të zgjidhur konfliktin me Serbinë”, u shpreh Rashiti.
Sakaq ai shtoi: BE vazhdon të krijojë agjenda të reja duke mos përfunduar të vjetra, dhe besoj do të jetë një situatë e vështirë. Do të duhen vendime serioze. Kosova dhe Ballkani nuk do të heqin dorë nga agjenda. Por, BE-së këtë vjeshtë do ti duhet të marrë vendime të mëdha, në kuadër të Presidencës së Gjermanisë qoftë me fillimin e negociatave me Shqipëri- Malin e Zi, qoftë me paketën shpërblyese për procesin Kosovë-Serbi nëse ka marrëveshje gjithëpërfshirëse. Kosova duhet të jetë në mënyrë të pakontestueshme aleat me SHBA./abcnews.al