Rashica shqetëson Werderin, trajneri tregon gjendjen e yllit dardan

schedule18:21 - 9 Qershor, 2020

schedule 18:21 - 9 Qershor, 2020

Ylli i Werder Bremenit, Milot Rashica, vazhdon të jetë i dëmtuar dhe është në dyshim për ndeshjet e ardhshme, duke nisur që nga derbi ndaj Gjasulës në takimin kundër Paderborn.

Rashica ka qenë i vetmi futbollist që ka bërë një sezon të mirë për Werderin, pasi pjesa tjetër e skuadrës po vuan dhe rrezikon rënien nga Kategoria.

Numri një i stolit të Ëerderit, Florian Koefeldt, ka folur në lidhje me gjendjen fizike të yllit dardan: “Ai nuk ia ka dalë ende të rikthehet që pas ndeshjes me Frankfurtin.

Nuk e di nëse do të kthehet në kohë për ndeshjen kundër Paderbornit. Rashica provoi gjithçka para ndeshjes kundër Ëolfsburgut dhe nuk ia doli mbanë”, u shpreh Koefeldt.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!