Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rashica ndalet sërish, sulmuesi lë stërvitjen dhe i drejtohet infermierisë

schedule16:56 - 1 Dhjetor, 2020

schedule 16:56 - 1 Dhjetor, 2020

Milot Rashica nuk e mbylli në mënyrën e duhur sezonin e shkuar dhe as në këtë sezon nuk po tregon talentin e tij të madh në fushë. Sulmuesi i Kosovës ka luajtur pesë ndeshje me Werder Bremen dhe ka dhuruar vetëm një asist.

Ndërkohë mësohet se një dëmtim e ka ndalur sërish yllin nga Vushtrria. Klubi gjerman bën me dije se Rashica ka lënë stërvitjen e sotme në gjysmë për shkak të një dëmtimi, specifika dhe shkalla e të cilit nuk bëhet e ditur.

Nesër pritet të mësohet gjithçka, teksa ky dëmtim vjen pas atij të pësuar në ndeshjen e Kosovës ndaj Moldavisë, që e ndali të marrë ritmin e duhur për sezonin e ri. Mesa duket fati nuk është me yllin e Kosovës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!