Rashiç: Vendimi për organizatat terroriste, i nxituar dhe i kontribuon panikut

schedule18:23 - 30 Qershor, 2023

schedule 18:23 - 30 Qershor, 2023

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Albin Kurtit, Nenad Rashiç, ka frikë se si do të përcaktohet se kush është dhe kush nuk është anëtar i Mbrojtjes Civile apo Brigadës së Veriut – dy organizata këto që Qeveria e Kosovës i shpalli terroriste më 29 qershor. Rashiç votoi kundër një vendimi të tillë.

Ai thotë se vendimi është votuar nën pikën “Të ndryshme”, pra nuk kishte asnjë dokumentacion shoqërues për të ditur më shumë për të, shkruan REL.

Rashiç beson se ky vendim ka qenë i nxituar, dhe shpreson se nuk do të ketë pasoja për mbijetesën e serbëve në veri të Kosovës, të cilët, siç shprehet ai, largohen çdo ditë “për shkak të pasigurisë”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha gjatë arsyetimit të vendimit se këto dy organizata, që veprojnë në veri, paraqesin “kërcënim serioz dhe të drejtpërdrejtë për rendin kushtetues dhe sigurinë në Kosovë”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!