Rashford “shqetëson” klubin para finales, Ten Hag: Nuk e di nëse ai do të luajë

schedule18:40 - 24 Shkurt, 2023

schedule 18:40 - 24 Shkurt, 2023

Manchester United po kalon një sezon fantastik dhe mbrëmjen e djeshme arriti një kualifikim përrallor përballë Barcelonës, në “Old Trafford”, duke mundur “katalanasit” me rezultatin 2 me 1, falë golave të dyshes braziliane, Fred e Antony.

Mirëpo, jo çdo gjë ka shkuar në mënyrë perfekte për tëknikun Erik ten Hag, i cili tashmë duhet të vuajë një mungesë të rëndësishme, në finalen e “EFL Cup”, pasditen e së shtunës, ndaj Neëcastle. Më konkretisht, bëhet fjalë për anësorin e “djajve të kuq”, Marcus Rashford, i cili u detyrua të largohej nga fusha e blertë në minutën e 88’-të, në sfidën ndaj spanjollëve, pas një dëmtimi.

Dëmtimi u konfirmua dhe nga tekniku Ten Hag, në intervistën pas ndeshjes, ku tha se ende nuk e dinte nëse Rashford do të jetë në 11-shen titullare, ndaj Neëcastle.

“Nuk e di nëse Rashford do të luajë. Duhet të bëjmë një sondazh. Dje e bëmë, por pas lojës ka kaluar shumë pak kohë, kështu që nuk mund të thuhet ende asgjë. Duhet të presim për një diagnozë të saktë”,- tha në fjalën e tij, trajneri i Manchester United, Erik ten Hag.

Rashford është momentalisht lojtari më i mirë te “djajtë e kuq”, teksa deri tani ka tundur plot 24 herë rrjetën dhe ka asistuar në 7 të tjerë, në 37 paraqitjet totale këtë sezon. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!