Raportuesja për Shqipërinë në PE: Reformat duhet të vazhdojnë, do ndjekim ritmin e tyre

schedule14:07 - 21 Shkurt, 2020

schedule 14:07 - 21 Shkurt, 2020

Isabelle Santos, raportuesja e Shqipërisë në Parlamentin Europian ka kërkuar vazhdimin e reformave.

Në një konferencë për shtyp me ambasadorin e BE, Luigi Soreca, Santos tha se reformat janë shumë të rëndësishme jo vetëm për BE por edhe për qytetarët shqiptarëve, ndërsa shtoi se do të ndjekin ritmin e tyre.

“Është kënaqësi për mua dhe është nder që jam raportuesja e PE për Shqipërinë. Është një funksion që unë do e përmbush me përgjegjshmëri të plotë. Procesi i zgjerimit është një proces me rëndësi më të madhe të mundshme për BE por edhe për Shqipërinë. Unë mendoj se është thelbësore vazhdimi i reformave. Unë do të vij shumë herë gjatë viteve në vijim dhe natyrisht që do të bashkëbisedoj me të gjithë, edhe duke ndjekur edhe këtë hap reformash. Këto reforma janë shumë të rëndësishme jo vetëm për BE por edhe për qytetarët shqiptarëve. Shqiptarët janë shprehur se janë dakord për zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe kjo reformë duhet të vazhdojë. Është e rëndësishme po ashtu që të realizohet Reforma Zgjedhore. Duke u përpjekur që të përfshihen te gjithë në këtë refomë dhe e kuptoni se çfarë dua të them”, deklaroi ajo.

Po ashtu rapotuesja për Shqipërinë u ndal edhe tek ligji “anti-shpifje”, që sipas saj ishte vendim korrekt shtyrja e miratimit para marrjes së rekomandimeve nga Komisioni i Venecias.

“Vendimi për të shtyrë ligjin e antishpifjes është një gjë e mirë. Unë mendoj se ligji duhet të marrë në konsideratë të gjithë rekomandimet e Komisionit të Venecias. Zhvillimet e fundit shqiptarët do të mund të vazhojmë të mbështeten te BE. Kur ndodhi ai tërmet i tmerrshëm BE u tregua shumë e shpejtë me ndihmën që dërgoi. Konferenca e Donatorëve ishte një sukses i madh dhe është e qartë për të gjithë që përpjekjet që janë bërë nga Shqipëria kanë luajtur një rol të madh në atë solidaritet që u tregua. Ishte fantastike që të shihnim kaq shumë vende që po jepnin soliodaritetin e tyre dhe kjo është një gjë e cila nuk ndodh shpesh, ju siguroj për këtë. Por ishte një gjest bashkimi që ne e përqafuam Shqipërinë dhe kemi sinjale nga Shqipëria”, deklaroi eurodeputetja, ndërkaq shtoi se palët politike duhet të jenë bashkë, në një kohë që objektivi kryesor i Shqipërisë është celja e negociatave.

“Çelja e negociatave është objektivi kryesor i Shqipërisë. Ka ardhur koha që të gjithë të bëhen bashkë, nuk ka kohë për diskutim dhe debate dhe kjo është thirrja që unë ju bëj. Në rast se unë do jem vetëm në seancë plenare për të mbrojtur Shqiprinë në PE unë do e bëj këtë, por sigurisht unë dua që të gjithë shqiptarët të jenë të bashkuar”, tha Santos. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!