Një gazetë ruse pretendoi se uebfaqja e saj ishte hakuar pasi publikoi shifra të viktimave që arrinin në mijëra.
Faqka e internetit të tabloidit Komsomolskaya Pravda, duke cituar një konferencë të Ministrisë së Mbrojtjes ruse, fillimisht raportoi se 9,861 ushtarë rusë ishin vrarë dhe 16,153 u plagosën.
Asnjë media tjetër ruse nuk i transmetoi këto shifra, shkruan BBC. Artikulli u hoq më vonë dhe gazeta publikoi një deklaratë duke thënë se “faqja ishte hakuar dhe një botim i rremë iu shtua”.
Shifrat e viktimave ruse janë të kontestuara. Shifrat e fundit zyrtare nga qeveria ruse thonë se 498 ushtarë kanë vdekur.
Lexo edhe: Raportoi mijëra ushtarë të vdekur, gazeta ruse justifikohet: Na hakuan
Por një hetim rus i BBC-së ka identifikuar 557 ushtarë rusë me emër, të cilët kanë vdekur gjatë konfliktit. Kjo shifër nuk përfshin raporte ku viktimat nuk mund të identifikoheshin.
Qeveria ukrainase pretendon se më shumë se 14,000 ushtarë rusë kanë vdekur, ndërsa një raport i inteligjencës amerikane javën e kaluar e vendosi numrin në më shumë se 7,000, duke e quajtur atë një “vlerësim konservator”. /abcnews.al