Raportohet se mbi 500 persona kanë vdekur në protestat në Iran

schedule17:02 - 15 Janar, 2023

schedule 17:02 - 15 Janar, 2023

Të paktën 522 persona janë vrarë përgjatë katër muajve të protestave kundër Qeverisë së Iranit, sipas raportimeve të organizatës HRANA me bazë në Shtetet e Bashkuara.

Në mesin e të vdekurve janë 70 fëmijë dhe 68 zyrtarë policorë, ka thënë organizata të dielën.

Gati 20.000 persona janë arrestuar, prej tyre 110 kanë akuza që mund të rezultojnë me dënime me vdekje.

Sipas të dhënave, katër protestues tashmë janë ekzekutuar.

Fotografia e Mahsa Aminit, vdekja e të cilës në paraburgim në Teheran, nxiti valën e protestave në Republikën Islamike.

Protestat janë mbajtur në më shumë se 160 qytete prej nisjes së tyre në shtator të vitit të kaluar.

Autoritetet iraniane nuk kanë bërë publike të dhënat për vdekjet dhe arrestimet, dhe as nuk kanë konfirmuar apo mohuar të dhënat e HRANA-s.

Protestat janë nxitur nga vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini, kurdo-iranianes, sa ka qenë në mbajtje policore, me arsyetimin e nuk e ka vendosur si duhet mbulesën në kokë. /REL

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!