Gjatë orëve të fundit ka pasur shpërthime pranë disa spitaleve në Gaza, por nuk dihet nëse ka viktima. Bëhet fjalë për spitalet Al-Shifa, kompleksin më të madh mjekësor në Gaza, Al-Quds dhe Spitalin Indonezian, sipas agjencisë së lajmeve Reuters duke cituar mediat palestineze.
Në kanalin e tij Telegram, Hamasi ka publikuar një video për të cilën pretendon se ishte një sulm ajror izraelit pranë Al-Quds. Ai publikoi gjithashtu fotografi të një ndërtese të shkatërruar, duke pretenduar se ishte prapa Spitalit të Kuvajtit.
Nga ana tjetër, një mjek në spitalin Al-Shifa ka treguar për programin Newshour të BBC-së për kushtet e rënda me të cilat po përballen. Intervista e tij është bërë disa orë më parë, përpara shpërthimeve të fundit të raportuara pranë Al-Shifa, e cila është qendra kryesore mjekësore e zonës.
Spitalit i kanë mbaruar fashat për të mbuluar plagët, si dhe mjetet e tjera për të rregulluar frakturat, thotë Dr Ghassan Abu Sittah.
/abcnews.al