Raportim nga “zona e luftës”: Stërvitje dhe antiplumb, si po përgatiten gazetarët për betimin e Biden

schedule15:36 - 19 Janar, 2021

schedule 15:36 - 19 Janar, 2021

Frika për trazira të mundshme gjatë inaugurimit të nesërm të Presidentit të 46-të Joe Biden në Washington, D.C., i ka detyruar shumë media amerikane t’i përgatisin gazetarët me pajisjet e nevojshme në “zonat e luftës”.

Për ta mbajtur stafin e tyre të sigurt, gazetarëve u është dhënë jelekë antiplumb dhe madje maska ​​kundra gaz për çdo rast, sipas CNN.

“Agjencitë e lajmeve të tilla si Los Angeles Times kanë shpërndarë pajisje mbrojtëse dhe kanë trajnuar stafin e tyre në seminare të sigurisë. Pas sulmeve të përgjakshme në Kapitol më 6 janar nga trazirat në mbështetje të Donald Trump që rezultuan në vdekjen e pesë personave, gazetarët duhet të jenë të përgatitur për çdo zhvillim” , raporton rrjeti amerikan.

“Qëllimi im është të mbroj stafin tim, të mbroj gazetarët e mi dhe t’i mbaj ata të sigurt,” tha Gabriel Kelly, kryeredaktor i Los Angeles Times në CNN Business.

Media amerikane është informuar nga FBI për mundësinë e protestave të armatosura në të pesëdhjetë shtetet e SHBA, vetëm disa orë para betimit të Joe Biden.

Nga ana tjetër, Pentagoni ka autorizuar deri në 25,000 anëtarë të Gardës Kombëtare për të “krehur” zonën.

Për këtë arsye, gazetarja Sarah Weir nga “Los Angeles Times” e cila do të mbulojë inaugurimin e Presidentit të 46-të të SHBA, mësoi të përdorë maskën kundra gaz pasi kishte bërë disa herë prova.

Në të njëjtën kohë, imazhet nga përgatitjet për betimin janë mbresëlënëse. Para Kapitolit një sipërfaqe e madhe është mbuluar me flamuj. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!