Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Raporti vjetor 2024 i SPAK/ Dumani raporton në Kuvend: Sekuestruam 60% më shumë pasuri të grupeve kriminale

schedule16:18 - 14 Tetor, 2025

schedule 16:18 - 14 Tetor, 2025

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ka nisur raportimin në mbledhjen e përbashkët të komisioneve parlamentare të Ligjeve dhe për Nismat Qytetare. Dumani do të raportojë për veprimtarinë e SPAK gjatë vitit 2024.

“SPAK ka përgatitu raportin vjetor të vitit 2025, i cili i është dërguar Kuvendit. Gjatë vitit 2024, SPAK ka pasur në vëmendjen ndjekjen e rezolutës së BE. Janë marrë në konsideratë jo vetëm indikatorët sasiorë por dhe cilësore. Në këtë raport vlerësohet raporti me vendet e Bashkimit Europian.

Sa i takon rekomandimeve të raporteve të BE. Gjatë vitit 2024, numri i prokurorëve u rrit nga 17 në 20 dhe u rritën trajnimet ndërkombëtare të cilat reflektuar në efikasitetin e çështjeve. Lidhur me rekomandimin numër 2, lidhur me hetimet financiare.

U rritën me 8% çështjet në hetim. Në nëntor 2024 u miratua udhëzimi për masat administrative dhe procedura për kryerjen e hetimit pasuror dhe financiar, që i zhvillon paralelisht me hetimin penal. Gjatë vitit 2024, janë sekuestruar 65.5 milionë euro, një rritje me 60% krahasuar me 2023, duke përfshirë pasuri të paluajtshme, bankare dhe kriptovaluta”, tha Altin Dumani./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!