Donald Trump thuhet se u ka thënë ndihmësve të ngushtë se vendosi të ruajë dokumentet në lidhje me hetimin e marrëveshes së fshehtë ruse, sepse kishte frikë se administrata e Joe Biden do t’i “shkatërronte” ato, sipas mediave të huaja.
Politikani republikan është akuzuar për lidhje të ngushta me Kremlinin, i cili dyshohet se ka mbështetur fushatën e tij zgjedhore në mënyra të ndryshme. Ish-presidenti ishte i shqetësuar se administrata e Biden do të shkatërronte “provat” që mund të vërtetonin se lideri republikan kishte gabuar, raportoi Rolling Stone, duke cituar njerëz të njohur me situatën.
Lajmi vjen pasi Bill Barr, ish-prokurori i përgjithshëm i Trump, tha për Fox News se Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së ishte shumë pranë për të paditur Trump për dokumentet e klasifikuara të sekuestruara nga Mar-a-Lago.
Të mërkurën, Trump shkoi në Truth Social, platforma e mediave sociale e themeluar nga grupi i tij, duke u ankuar se FBI-ja kishte vjedhur të dhënat e tij personale mjekësore gjatë një kontrolli në pronën e tij në Palm Beach, edhe pse urdhri thoshte se çdo gjë rreth materialeve të klasifikuara gjithashtu mund të sekuestrohej dhe më pas t’i kthehej.
/abcnews.al