Pamjet e kapura nga satelitë dhe imazhet në terren zbulojnë një rritje të varrimeve në zonat e Ukrainës të kontrolluara nga Rusia, sipas një raporti të publikuar të premten.
Qendra joqeveritare për qëndrueshmërinë e informacionit analizoi imazhet e varrimeve në gjashtë zona, dy prej tyre të kontrolluara më parë nga forcat ruse dhe pjesa tjetër ende nën kontrollin e Moskës në Ukrainën jugore, sipas AFP.
Në varrezat Starokrymske në Mariupol, autorët e raportit thanë se rreth 1000 varre të reja janë hapur gjatë një periudhe prej rreth pesë muajsh midis 21 tetorit dhe 28 marsit.
Shkalla e varrimeve u rrit ndjeshëm pas marsit, kur forcat ruse kishin marrë pothuajse kontrollin e plotë të portit strategjik, pretendon raporti.
Autorët thanë se 1,141 varre të reja u panë në imazhet satelitore midis 28 marsit dhe 12 majit dhe mbi 1,700 të tjera midis 12 majit dhe 29 qershorit. /abcnews.al