Raporti: Rreth 40% e adoleshentëve italianë konsumojnë drogë

schedule10:43 - 26 Qershor, 2024

schedule 10:43 - 26 Qershor, 2024

Pothuajse 960,000 italianë të moshës 15-19 vjeç, ose 39% e tyre, kanë konsumuar substanca të paligjshme të paktën një herë, sipas një raporti të qeverisë.

Në Itali, vendi i grupeve të fuqishme mafioze që fitojnë miliarda përmes trafikut të drogës rreth 54,000 të rinj konsumuan kokainë në vitin 2023, ndërsa rreth 550,000 thanë se konsumuar kanabis të paktën një herë.

Sipas një studimi të kryer së fundmi, dy të pestat e prindërve të nxënësve nga 9 deri në 14 vjeç, kanë një qëndrim tolerance në lidhje me konsumin e substancave narkotike dhe gjysma besojnë se konsumi i alkoolit  nuk është një problem shumë shqetësues.

/abcnews.al