Raporti: Putin po bëhet gati që të heqë dorë nga posti i presidentit të Rusisë

schedule12:31 - 2 Nëntor, 2020

schedule 12:31 - 2 Nëntor, 2020

Presidenti rus, Vladimir Putin mund ka dhënë një sinjal të rrallë se mund të jetë duke punuar për lënien e Kremlinit.

Një ligj i ri i papritur po përgatitet me shpejtësi për t’u dërguar në parlamentin rus. Ky ligj do ta bënte Putin senator për jetën nëse dhe kur ai largohet nga zyra më e lartë e vendit, shkruan Mail Online, përcjell abcnews.al

Projektligji i ri u prezantua nga vetë Putini dhe do t’i garantonte atij imunitet ligjor dhe përfitime shtetërore derisa të vdiste. Sipas RT, miratimi i një ligji të tillë do të konsiderohet si një “shenjë” se po përgatitet terreni për transferimin e pushtetit në Rusi.

Sipas legjislacionit të ri, Putini, 68 vjeç, dhe çdo president tjetër i ardhshëm do të kenë të drejtën të bëhen anëtarë të përjetshëm të Senatit, brenda tre muajsh nga largimi nga detyra. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!