Raporti për vitin 2023/ Kryeprokurori Çela në Kuvend: Ka vijuar krijimi i vakancave deri në 38% të prokurorëve

schedule11:04 - 15 Korrik, 2024

schedule 11:04 - 15 Korrik, 2024

Kryeprokurori Olsian Çela thotë se edhe përgjatë vitit 2023, në institucionin që drejton, ka vijuar krijimi i vakancave.

Gjatë raportimit në Kuvendin e Shqipërisë, lidhur me punën e këtij institucioni në vitin 2023, Çela u shpreh se vakancat, të përkohshme dhe të përhershme, jani deri në 38% të prokurorëve.

“Përgjatë vitit 2023 në të gjithë nivelet e prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm ka vijuar krijimi i vakancave të përkohshme dhe të përhershme deri në 38 % të prokurorëve. Megjithë problemet e krijuara nga këto mungesa të theksuara në organikë, prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm kanë ushtruar me përgjegjësi kompetencat bazuar në kuadrin ligjor në fuqi, rekomandimet e institucioneve kushtetuese dhe ndërkombëtare, si dhe në prioritetet e shtetit shqiptar që rrjedhin nga procesi i integrimit me Bashkimin Europian”, theksoi ai ndër të tjera gjatë fjalës së tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!