Në raportin e fundit të publikuar rreth ndryshimeve klimaterike, Instituti i Burimeve Botërore jep alarmin se objektivat kryesorë të vendosur për vitin 2020, nuk mund të arrihen.
Bota po humbet rastin më të mirë për të shmangur efektet e ndryshimeve klimaterike dhe për të arritur objektivat kryesorë për vitin 2010. Edhe pse planeti tokë aktualisht është goditur nga shumë stuhi të mëdha, thatësi, përmbytje të provokuara a e nivelit të detit, emetimet e gazit serë vazhdojnë të rriten dhe një studim i institutit të burimeve botërore tregon se përpjekjet për të kufizuar rritjen e temperaturave po dështojnë.
Në vitin 2017 ekspertët vendosën si objektiv për vitin 2020 që të mos kishte më një rritje temperature prej më shumë se 1.5 centigradë. Disa progrese janë bërë në energjitë e rinovueshme pro në shumë sektorë të tjerë, sipas raportit, masat e marra janë të pamjaftueshme.
Në këtë kuadër duket gjithnjë e më e vështirë që të arrihet një reduktim drastik i emetimeve në vitin 2020. Dhe rreziku për të arritur në një pikë të pakthyeshme është dramatikisht gjihnjë e më konkret. /abcnews.al