Raporti: Më shumë se 2,200 emigrantë humbën jetën në Mesdhe në përpjekje për të arritur Europën gjatë 2024-ës

schedule14:29 - 4 Janar, 2025

schedule 14:29 - 4 Janar, 2025

Viti që lamë pas shënoi sërish një bilanc tragjik mes emigrantëve të dëshpëruar në përpjekje për të arritur Europën.

Sipas një raporti të fundit, më shumë se 2,200 persona humbën jetën ose u shpallën të zhdukur në Detin Mesdhe gjatë vitit 2024, ndërsa përpiqeshin të arrinin në Evropë në kërkim të strehimit.

Kjo shifër, e cituar në një deklaratë nga Regina De Dominicis, drejtoresha rajonale për Evropën dhe Azinë Qendrore në Unicef, u tejkalua në natën e Vitit të Ri, kur 20 persona u raportuan të zhdukur pasi një anije u fundos në brigjet pranë Libisë.

Numri i viktimave dhe i personave të zhdukur në Detin Mesdhe në vitin 2024 ka kaluar tashmë 2,200 me gati 1,700 jetë të humbura vetëm në rrugën qendrore të Detit Mesdhe. Ky numër përfshin qindra fëmijë, të cilët përbëjnë një raport prej një në pesë persona që migrojnë përmes Mesdheut. Shumica prej tyre po largohen nga konflikte të dhunshme dhe varfëri.

Italia është një nga pikat kryesore të mbërritjes për ata që përpiqen të arrijnë në Evropë, me rrugën e Mesdheut Qendror që konsiderohet si një nga rrugët më të rrezikshme në botë. Organizata Ndërkombëtare për Migracionin e Kombeve të Bashkuara ka regjistruar të paktën 25,500 viktima dhe të zhdukur nga kalimi i Mesdheut që nga viti 2014. Shumica e vdekjeve ose zhdukjes së personave janë atribuohen anijeve që nisen nga Tunizia ose Libia. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!