Raporti me Kepa, Lampard: Mashtrime, çdo lojtar e ka në dorë fatin e tij

schedule17:37 - 1 Mars, 2020

schedule 17:37 - 1 Mars, 2020

Frank Lampard ka thyer heshtjen në lidhje me Kepa Arrizabalaga. Trajneri i Chelsea nuk është i kënaqur me paraqitjet e portierit spanjoll dhe ka vendosur të lërë në stol.

Porta i është besuar “veteranit” Caballero në ndeshjet e fundit. Në një prononcim për Mundo Deportivo, Lampard mohon të ketë probleme me 25-vjeçarin dhe tregohet i qartë në fjalët e tij.

Gjatë javës kam lexuar disa lajme të rreme dhe të padobishme. Unë kam një raport të mirë me Kepa. Kam 20 futbollistë në dispozicion dhe pres prej secilit prej tyre një qëndrim prej profesionisti, ashtu siç po bën Kepa. Çdo lojtar e ka vetë në dorë fatin e tij. Kepa po stërvitet mirë, por të njëjtën gjë po bën edhe Willy Caballero“, deklaron trajneri i “Bluve të Londrës”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!