Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Raporti: Koreja e Veriut ka filluar transferimin e artilerisë në Rusi

schedule21:05 - 6 Tetor, 2023

schedule 21:05 - 6 Tetor, 2023

Koreja e Veriut ka filluar të furnizojë Rusinë me ndihmë ushtarake, sipas një raporti.

CBS News raportoi se kishte folur me një zyrtar amerikan me njohuri për këtë çështje, i cili deklaroi se Pheniani kishte filluar të transferonte artileri në Moskë.

Nuk ishte e qartë nëse mbështetja ishte e kufizuar apo pjesë e një zinxhiri të ri furnizimi afatgjatë nga Pheniani, tha rrjeti amerikan. 

Nuk ka gjithashtu detaje se çfarë Koreja e Veriut po merr në këmbim.

Raporti vjen tre javë pasi Kim Jong Un udhëtoi në Rusi për një takim të rrallë me Vladimir Putin dhe u zotua të mbështesë “luftën e shenjtë” të presidentit rus kundër Ukrainës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!