Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Raporti i “The Economist”, “Shëndetësia”: Vdekjet shtesë nga COVID, 4 herë më të larta edhe në botë

schedule17:49 - 12 Janar, 2022

schedule 17:49 - 12 Janar, 2022

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar lidhur me raportin e “The Economist” e cila vlerësoi se numri real i të vdekurve nga pandemia në vendin tonë varion mes 12 deri në 15 mijë persona, ndërkohë që shifra zyrtare e deklaruar nga autoritetet përgjegjëse është 3 247.

Duke mos kundërshtuar raportin e “The Economist” ministria sqaron se bëhet fjalë për një përllogaritje të vdekjeve shtesë dhe sipas përllogaritjes, në të gjithë botën, numri i vdekjeve shtesë nga Covid-19 vlerësohet të jetë 4 herë më i lartë se numri i fataliteteve të raportuara nga Covid-19.

“Edhe në Shqipëri, sipas këtij vlerësimi të bazuar mbi simulime statistikore, përcaktohet i njëjti koefiçient si mesatarja botërore”, thotë ministria.

Akuzat e PD për fshehje të shifrave të COVID ministria i quan të pavërteta, ndërsa thekson se selia blu e ka interpretuar raportin në mënyrë të shtrembër. Në deklaratë theksohet se sipas raportit vdekshmëria e vlerësuar shtesë për Shqipërinë është më e ulët se sa vende të rajonit dhe më gjerë, si për shembull Mali i Zi, Rumania, Bosnia dhe Herzegovina, Lituania, Maqedonia e Veriut, Serbia, Bullgaria.

Nisur nga deklaratat e pavërteta të Partisë Demokratike, mbi të ashtuquajturën “fshehje të vdekjeve nga Covid-19”, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale garanton qytetarët se janë raportuar përpikmërisht të gjitha rastet e fataliteve të raportuara nga spitalet Covid, përgjatë gjithë periudhës së pandemisë. Artikulli i “The Economist”, të cilin Partia Demokratike e lexon dhe interpreton në mënyrë të shtrembër, siç ka bërë gjatë gjithë kohëzgjatjes së pandemisë, referon një përllogaritje (estimate) të fataliteteve shtesë. Sipas kësaj përllogaritje, në të gjithë botën, numri i vdekjeve shtesë nga Covid-19 dhe pasojave të tij, vlerësohet të jetë 4 herë më i lartë se numri i fataliteteve të raportuara nga Covid-19 (nga rreth 5.5 milion fatalitete në botë, vdekshmëria shtesë si pasojë e COVID-19 vlerësohet të jetë rreth 19.1 milion). Edhe në Shqipëri, sipas këtij vlerësimi të bazuar mbi simulime statistikore, përcaktohet i njëjti koefiçient si mesatarja botërore.

Sipas raportit të “The Economist”, vdekshmëria e vlerësuar shtesë për Shqipërinë është më e ulët se sa vende të rajonit dhe më gjerë, si për shembull Mali i Zi, Rumania, Bosnia dhe Herzegovina, Lituania, Maqedonia e Veriut, Serbia, Bullgaria. Shprehim keqardhjen për “vallen e vdekjes” që vazhdon të heqë Partia Demokratike, tek këmbëngul me shifrat e fataliteteve të pandemisë. Nuk ka qytetar jashtë dyerve të blinduara të PD-së, që të mos e kuptojë se kjo është një orvatje e dëshpëruar për të larguar vëmendjen prej “valles së turpit”, rreth e qark SHQUP-it”, thuhet në deklaratën  e ministrisë.

Lexo edhe: STATISTIKAT/ “The Economist”: Të paktën 12 mijë shqiptarë vdiqën për shkak të pandemisë

Prestigjiozja britanike “The Economist” pas përpunimit të të dhënave nga 186 shtete të botës, përfshirë edhe Shqipërinë, ka dalë në përfundimin se numri real i viktimave nga pandemia në të gjithë globin nuk është 5.5 milion, por rreth 19.1 milion. Kjo shifër është gati katër herë më e lartë nga ajo që kanë raportuar zyrtarisht shtetet. Sa i përket Shqipërisë, duke iu referuar metodologjisë së mësipërme, “The Economist” vlerëson se numri real i të vdekurve për shkak të pandemisë varion mes 12 mijë dhe 15 mijë personave, ndërkohë që shifra zyrtare e deklaruar si të vdekur nga koronavirusi është 3 247. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!