Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët me ambasadori e Bashkimit Europian në Tiranë komentoi raportin e Progresit të Komisionit Europian për Shqipërinë.
Rama tha se KE theksoi edhe njëherë se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet për çeljen e negociatave.
“Raporti i KE dorëzohet në mënyrë protokollare edhe në Shqipëri si në të gjitha vendet që janë në proces nga përfaqësuesi më i lartë i delegacionit. Dua ta falenderoj ambasadorin Soreca. Sinqerisht për punën e madhe dhe të palodhur të të gjithë ekipit të delegacionit të BE në Shqipëri. një punë që zhvillohet përditë pa orar, larg vëmendjes së publikut në një ndërve3prim kompleks me të gjitha ministritë, agjencitë, departamentet, nënpunësit civilë të përfshirë dhe që na ndihmon për atë cka e bën këtë proces një instrument unikal për vendet në funksion të shtet ndërtimi dhe njësimit të gjithë grehinës së tyre ligjore dhe në tërësi sociale me BE. Ky është një instrument të cilin e ofron në këtë botë ku jetojmë vetëm BE, prë vende që janë në një fazë të ndërmjetme kalimi nga një stad i caktuar, në rastin tonë quhej diktaturë në një demokraci funksionale. Është e rëndësishme ta kuptojmë që përtej vetë anëtarësimit ky është një proces i brendshëm i domosdoshëm për të pasur këtu ku jetojmë një shtet që funksion me të gjitha normat.
Raporti që marrim sot është një tjetër në një vazhdë të disa të tjerëve tani më. Ku komisioni e rikondimon bindjen e vet se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet për të nisur edhe formalisht atë që është vendosur më parë në Këshillin Europian dhe për të marrë me BE diskutimin e anëtarësimit.
Dua të theksoj diçka që e kam theksuar në forume të nivelit më të lartë se ne gjejmë te KE një partner të drejtë, të paanshëm, rigoroz që e vlerëson progresin duke u bazuar në hulumtimin fakteve në terren. Për këtë arsye do ta përsëris edhe sot nuk gjendet në asnjë kryeqytet një strukturë e ngjashme,” tha Rama. g.v/abcnews.al