Ambasada britanike në Tiranë një ditë pas publikimit të raportit final të OSBE-së për zgjedhjet e 25 Prillit kërkon nga autoritetet ligjore në Shqipëri që të hetojnë rastet e shit-blerjes së votës apo shkeljen e të dhënave personale, sistemin e patronazhimit. Gjithashtu ambasada kërkon nga palët të zbatojnë plotësisht rekomandimet e misionit të ODIHR-it.
“OSBE/ODIHR publikoi raportin përfundimtar mbi zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, duke rekomanduar një rishikim gjithëpërfshirës dhe në kohë të kuadrit ligjor përpara zgjedhjeve të ardhshme.
Ne inkurajojmë të gjitha palët të zbatojnë plotësisht rekomandimet e Misionit të ODIHR-it për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe theksojmë nevojën për të hetuar rastet e shit-blerjes së votës apo shkeljen e të dhënave personale, për të garantuar të drejtën për të votuar në mënyrë të lirë dhe të fshehtë” kërkon ambasada./ Abcnews.al