Raporti i OKB-së për Covid19, PD: Qeveria ul shpenzimet në kulmin e pandemisë

schedule23:07 - 7 Gusht, 2020

schedule 23:07 - 7 Gusht, 2020

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri ka deklaruar se qeveria ka ulur shpenzimet për shëndetësinë.

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Pampuri shkruan se pikërisht në kohën kur ka më shumë nevojë që të përmirësohet shërbimi, sipas saj kjo qeveri tallet me shëndetin e qytetarëve. Më tej ajo thotë se qeveria po vijon abuzimet si të ishim përballë një situate normale.

Postimi i plotë:

“Ne kulmin e pandemisë, përballe një sistemi shëndetësor me aq shume mangësi e probleme, qeveria ka luksin te ule shpenzimet për shendetësinë, pikeriksht ne kohen kur ka me shume nevoje qe te përmirësohet shërbimi, te shtohet numri i personelit shëndetësor, e te motivohen e mbështeten ata qe janë çdo dite ne krye te detyrës, te blihen aparatura e specifikisht për te përballuar pandeminë te alokohen fonde për blerjen e aparaturave ECMO, si dhe te anuloje koncesionet ne shëndetësi e te alokoje paratë për te përballuar krizën. Kjo qeveri vijon te beje shoë e te tallet me qytetaret e shëndetin e tyre, e duke vijuar abuzimet si te ishim përballe një situate normale.” /abcnews.al/